A mund ta japin jetën ushtarët me prejardhje shqiptare për Zvicrën?!


Ushtarë zviceranë me stemë shqiptare në uniformën e tyre: Vitin e kaluar, fotot e tilla u përkujdesën për reagime të ashpra. Këshilltari nacional i SVP-së, Jean-Luc Addor, e ka sjellë çështjen përsëri në arenën politike. Sipas tij, në të ardhmen ushtarët do të duhet të bartin konsekuenca për shkelje të tillë të rregullave.

Po që se ndonjë ushtar zviceran publikon foto me shqiponjë dykrenare, apo e stolisë uniformën e tij me ndonjë figurë të heroit kombëtar, duhet llogaritur se ai mund të ballafaqohet me masa disiplinore. Masa e ndëshkimit mund të shkojë nga një ndalesë për dalje nga kazerma, deri në dhjetë ditë arrest. Por, ky dënim nuk i mjafton politikanit zviceran nga Valisi i cili rastet e tilla do t`i bëjë çështje të gjykatës ushtarake, duke llogaritur në sanksione penale. Për këtë, Addor të premten kishte paraqitur një kërkesë.

Në vitet e fundit, disa foto të personelit të ushtrisë u përkujdesën për reagime të ashpra. Sidomos, irritimi ishte i madh kur e përditshmja zvicerane “20 Minuten”, në fillim të vitit të kaluar publikoi ushtarë zviceranë të cilët kishin pozuar me uniforma të stolisura me imazhin e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioi – Skënderbeu. Mund të thuhet edhe Wilhelm Telli shqiptar, nënvizon gazeta zvicerane, përcjell Albinfo.ch.

Dy vite më parë, gjithashtu u postua një foto e shtatë ushtarëve të fotografuar me një armë të ngritur dhe flamuri shqiptar me shqiponjën dykrenare. Dhe në vitin 2013, një portret i grupit të shërbëtorëve që kishin formuar duart e tyre në shenjë të shqiponjës shqiptare, përcjell tutje albinfo.ch.

Rastet nxitën një pyetje të vjetër nga qarqet e krahut të djathtë: A kanë ndonjë problem besnikërie anëtarët e ushtrisë me prejardhje të huaj? “Këta ushtarë po e keqpërdorin besimin. Në rast lufte, një ushtar duhet të jetë i përgatitur për të dhënë jetën e tij për Zvicrën dhe jo për ndonjë vend tjetër”, thotë më tej Addor. Incidentet e tilla të paktën ngritin dyshimin nëse gatishmëria është e pranishme. “Përveç kësaj, ata dëmtojnë imazhin e ushtrisë zvicerane”.

Prandaj, përgjegjësve duhet t’u jepen më shumë mjete për të vepruar më ashpër. Po që se çështja do të kishte kaluar sipas dëshirës së Addorit në gjykatën ushtarake, atyre u kërcënohen deri në tre vite burg dhe gjoba të mëdha në të holla. Gjithnjë sipas tij, kjo do të sillte një efekt parandalues.

Ushtria është një “vend i unitetit”. Kohezioni kombëtar këtu është veçanërisht i rëndësishëm dhe nuk ka vend për shoqëritë etnike paralele. Por kritika ndaj ushtarëve me prejardhje të huaj, nuk është reale, pasi në vitin 2015, në një studim të publikuar në Akademinë Ushtarake në ETH Zurich është thënë: Rekrutët me prejardhje të huaj janë më të motivuar dhe më të gatshëm për të kryer aksione, se ata pa sfond migrimi. Ata e shohin ushtrinë si një mundësi personale dhe profesionale, kishte shkruar atëbotë gazeta “Schëeiz am Wochenende”, në një artikull me titull “Zvicra më e mirë”. Dallimi bëhet edhe më i madh kur bëhet fjalë për shërbimin vullnetar. 17 për qind e ushtarëve me prejardhje të huaj mund ta imagjinojnë vazhdimin e trajnimit pas përfundimit të shkollës së rekrutëve. Për zviceranët kjo shifër është 13 për qind.

Mirëpo, Këshilli Federal zviceran nuk e ka pa të nevojshme të veprojë për momentin. Një përgjigje që nuk i pëlqeu aspak Addorit.

Baby Boo