A kushtoi shkrimi i Hashim Thaçit në Financial Times 600 mijë dollarë?


Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Presidenti Hashim Thaçi, opinionit botëror iu drejtua me një shkrim që e botoi gazeta prestigjioze Financial Times. Publikimi në këtë medium të njohur u mundësua nga Kompania “Chartwell Strategy Group”, që Kosovës ia merr 600 mijë dollarë në vit, si pasojë e një marrëveshjeje që e ka bërë Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Përveç Ballard Group të cilës Presidenti Hashim Thaçi ia jep 52 mijë euro në muaj për lobim në Kosova është hapur edhe më shumë në kryeqytetin amerikan Washington. Atje, Ministria e Jashtme e Kosovës po paguan një tjetër kompani po ashtu me një shumë rreth 50 mijë dollarëshe në muaj ose 600 mijë dollarë në vit për shërbime lobimi. Bëhet fjalë për “Chartwell Strategy Group”, shkruan Gazeta Express.

“Chartwell Strategy Group, e cila është themeluar në shkurt, është duke i ofruar shërbime të PR”it dhe të komunikimit Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës” thuhet në një njoftim të kësaj kompanie.

“Përfaqësimi i firmës në Washington DC bëhet nëpërmjet Winthrop Shaw Pittman, e cila ka një kontratë një vjeçare me Kosovën vlerë rreth 50 mijë dollarë në muaj” thuhet më tej.

“Shteti i dominuar nga myslimanët këtë vit është duke e festuar përvjetorin e 10″të ndarjes së përgjakshme nga Serbia me shumicë ortodokse?”

“Presidenti Hashim Thaçi shënoi këtë përvjetor të Kosovës me një editorial të botuar më 27 shtator në Fincial Times ku ai shfaqi gatishmërinë për normalizimin e raporteve me Serbinë dhe integrimin në NATO dhe BE” njofton Chartwell Strategy Group.

Lobimi në SHBA duket se po ia merr Kosovës një shumë të konsiderueshme parash. Kompania që e ka angazhuar Presidenti “Ballard Partners” në vlerë prej 1. 2 milionë dollarësh, sipas mediave të huaja, ka provuar të aranazhojë një takim Thaçi ?Trump, por kjo si duket nuk u ka shkuar për dore./Gazeta Express/.

Baby Boo