A keni dëgjuar parë se në Shkup ekziston muzeu i iluzioneve?

Muzeu i Iluzioneve, një vend ku për një moment “shpëton” nga kufijtë e realitetit.

Baby Boo

Iluzioni, si diçka që shtrembëron shqisat dhe paraqet në mënyrë të rremë realitetin, vazhdimisht i nënshtrohet magjisë njerëzore.

Kjo nevojë dhe dëshirë e njeriut, për të gjetur veten në një vend ku iluzioni njerëzor bëhet realitet dhe ku për një moment “shpëton” nga kufijtë e realitetit, ishin disa prej motiveve që në Shkup të hapet “Ilusium”, Muzeu i iluzioneve, përcjell albinfo.ch.

Koordinatore për marrëdhëniet me publikun në Muzeun e iluzioneve, Bllagica Iliq bën të ditur se ky muze në Shkup u hap në qershor të këtij viti, pasi disa entuziastë, të cilët pas vizitës së tyre në muze të këtillë të ngjashëm nëpër Evropë, erdhën deri në idenë që edhe kryeqyteti i Maqedonisë të ketë diçka që kanë edhe qytetet tjera evropiane.

Siç shpjegon Iliq, në ditë mbi 100 persona vizitojnë muzeun, ndërsa atë që e thekson si më të rëndësishme për ta si pritës, është kënaqësia e vizitorëve. Sipas saj, vizitorët dalin nga muzeu të lumtur dhe të qeshur, sepse Muzeu i iluzioneve ofron argëtim dhe përvojë të pazakontë përmes më shumë se 20 përmbajtjeve kreative.

Në ambientet e muzeut Ilusium organizohen më shumë ngjarje, përfshirë vizitat e shkollave dhe ato grupore.

Muzeu është i shpërndarë në mbi 500 metra katrorë. Në katin e parë ka një bar-kafe me suvenire. Në nivelin e dytë të muzeut, ajo është pajisur me Printime 3D, ku ka përmbajtje të ndryshme.

Ajo që e dallon këtë muze nga pjesa tjetër është interaktiviteti i tij, pasi e këshillueshme është që në muze të vihet me shoqëri dhe me telefon celular apo aparat fotografik.