A jeni gati?! Nesër fillon Për’Puthen 3, zbulohet sa djem dhe vajza do jenë protagonistë këtë herë


Për’Puthen, programi që theu çdo rekord audience televizive, me 600 milion klikime në You Tube rikthehet të hënën në një sezon, që pritet të jetë më i zjarrtë.
Pas një fushate të gjatë përzgjedhjeje, ku ka pasur më shumë se 10.000 aplikantë, më në fund kasti është gati për të nisur aventurën e tyre të dashurisë ne ekran.

Janë 16 djem dhe 5 vajza që do te ulen ne karriget e beqarëve, për të gjetur dashurinë e tyre, por edhe për të provuar një eksperiencë të jashtëzakonshme televizive!
Për’Puthen, programi që bashkoi dhe gozhdoi para ekranit të Top Channel shqiptarët anë e kënd botës, rinis nesër në orën 18:15 në ekran, dhe në orën 19:30 në kanalin zyrtar të You Tube.

Baby Boo