A jeni gati, ja kur fillon Ramazani


Në këtë datë fillon muaji i Ramazanit dhe kaq ditë do zgjasë.

Muaji i shenjtë për myslimanët, Ramazani do të fillojë me 6 maj të këtij viti, apo edhe 48 ditë nga sot.

Besimtarët myslimanë këtë vit do të agjërojnë 28 ditë, transmeton Gazeta Metro.

Ramazani është muaji më i shenjtë për besimtarët myslimanë. Është muaji i nëntë të vitit në kalendarin hënor mysliman, në të cilin, sipas traditës islame, Profeti Muhamed mori shpalljen e Kuranit “si udhërrëfyes për njerëzit me drejtësi dhe shpëtim”

Në muajin e Ramazanit besimtarët myslimanë janë të obliguar të agjërojnë nga lindja deri në perëndim të diellit.

Agjërimi përfshinë privimin nga disa prej nevojave kyçe fiziologjike, siç janë: ushqimi, pirja, marrëdhëniet seksuale, etj.

Baby Boo