A janë vërtet luanët trima apo është thjesht një mit?


Mbreti Richard Lionheart, e mori këtë pseudonim kryesisht për shkak të guximit të tij në beteja.
Por, a janë vërtet luanët trima apo është thjesht një mit?

Duke gjykuar nga standardet njerëzore, luanët janë vërtet të guximshëm. Por kjo nuk përkon me realitetin – ata ka shumë të ngjarë të mos e përjetojnë ndjenjën e guximit në mënyrën se si njerëzit e përjetojnë atë
“Ata nuk kanë aspak frikë nga asnjë grabitqar”, thotë Craig Parker, ekolog në Universitetin e Minesotës dhe një nga ekspertët më të mëdhenj të botës për luanët.

Luaneshat gjuajnë gazela dhe zebra, ndërsa luanët janë të ngarkuar me gjahun më të madh, mposhtja e të cilit kërkon forcë të madhe.
“Nuk është një gjë e vogël të mposhtësh bizon. Kjo do të nënkuptojë rreziqe”, thotë Parker.
Sidoqoftë, kufiri midis guximit dhe marrëzisë mund të jetë i hollë, i ngjashëm sikur edhe te njerëzit.
“Ndonjëherë i gjithë ai guxim kthehet në marrëzi, sepse ata marrin guximin të sulmojnë një rinoceront ose një elefant, që do të thotë se ata mund të vriten”, thotë Parker.

Baby Boo