A janë testet e shpejta për koronavirus të sakta?


Disa studime kanë treguar se testet e shpejta nuk e zbulojnë nivelin e ultë të virusit, transmeton Gazeta Metro.
Pritja për rezultatet e testit të koronavirusit ndryshon nga më pak se një orë në deri në një javë, varësisht nga lloji i testit për Covid-19. Shumë njerëz zgjedhin testin e shpejtë për të marrë rezultatin menjëherë. Por sa prej këtyre testeve janë të sakta?

”Testet që janë të shpejta, zakonisht japin rezultat brenda 30 minutave, nuk janë aq të ndjeshëm se testi tradicional i dërguar në laborator dhe që rëndom i duhet gjysmë deri disa ditë për të marrë rezultatin” i ka thënë televizionit amerikan Fox News, Dr. Romney Humphries, Drejtori i Laboratorit të Mikrobiologjisë Klinike në Universitetin Vanderbilt të Mjekësisë.

“Testi i shpjete ka shkallën e zbulimit prej 75% – 85% në krahasim me 90% – 95% me testet tradicionale të që kryhen në laboratorë” tha Humphries, po ashtu anëtar i Shoqatës për Sëmundje Ngjitëse në SHBA dhe shtoi se “hulumtimet kanë gjetur se testet rapide nuk i zbulojnë nivelet e ulëta të virusit. Pacienti mund të ketë nivel të ultë virusit nëse është në fazë të hershme të infektimit para se virusi të ketë pasur rastin të shumëzohet, apo në fund të infeksionit kur edhe shuhet”.

Humphries e theksoi se kjo mund të jetë problem potencial në përhapjen e virusit.
Sipas Administratës për Ushqime dhe Ilaçe të SHBA’së, testi antigen- i njohur si “testi rapid diagnostikues” kur rezultatet dalin brenda minutash deri në një orë- detekton proteina specifike në sipërfaqen e virusit. Zakonisht ka saktësi të lartë, megjithëse ka më shumë gjasë të mos detektoj infeksion aktiv në krahasim me testin molekular, ka theksuar në ueb faqen e tyre Administratës për Ushqime dhe Ilaçe e SHBA’së (FDA).

Ndërkohë, testi molekular, i njohur si RT-PCR, testi amplifikues i acidit nukleik (NAAT), detekton materialin gjenetik të virusit dhe rëndom mund të zgjasë prej një ditë deri në një javë, varësisht prej vëllimit të punës së laboratorit. Sipas Administratës për Ushqime dhe Ilaçe ky test është shumë i saktë dhe zakonisht nuk ka nevojë të përsëritet.
Mikrobiologu Humprhies tërhoqi vërejtjen se asnjë test nuk është perfekt dhe ka kufizimet e veta.
“Një faktor që ndikon në çdo test të COVID është pranimi i një mostre të mirë. Marrja e testit të duhur hundor, testuesi duhet të depërtoj në thellësinë duhur në zgavrën e hundës aq sa të nxisë refleks pasi në aty edhe gjendet koronavirusi. Duhet depërtuar thellë. Thjeshtë gjasat për një rezultat të testit më të saktë shtohen me mostrën e duhur”.

Baby Boo