A janë dyert e BE-së gjysmë të hapura apo gjysmë të mbyllura për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut?


Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE), që u takuan në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme në Luksemburg më 18 qershor, shtynë për në tetor vendimin nëse do të hapin bisedimet e anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, raporton Global Voices.

Dy vendet e Ballkanit Perëndimor shpresonin që takimi do të sillte një rezultat pozitiv, ndaj konkluzionet e shefave të diplomacisë të vendeve anëtare të BE-së për të shtyrë vendimin në vjeshtë, ishte një zhgënjim.

Komisioni Evropian deklaroi në maj 2019 se dy vendet kishin bërë përparimin e nevojshëm në standardet demokratike dhe sundimin e ligjit. Por disa vende anëtare të BE-së, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, ende nuk ishin të gatshëm të martën për të dhënë dritën jeshile.

Pas takimit të Këshillit, komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Johannes Hahn, tha:

“BE-ja gjeti më në fund gjuhën e përbashkët mbi bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë – duke vendosur të mos vendosë. Për fat të keq, një pakicë e shteteve anëtare nuk ishin në gjendje të mbështesin propozimin e Komisionit për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sot. Besueshmëria jonë kolektive është në rrezik dhe stimujt e ndikimi ynë për reforma të thella në të gjithë rajonin janë po aq të rrezikuara”.

Baby Boo