A janë djegur edhe dokumentet e dy përgjuesve të DSK-së në MD?


Gjithsej 4 zyra janë bërë shkrumb e hi nga zjarri që kaploi dje Ministrinë e Drejtësisë. Për televizionin ‘Telma’ nga ministria sqarojnë se, nga zjarri i djeshëm është kapluar një pjesë shumë e rëndësishm, pikërisht arkiva e Sektorit për drejtësi ndërkombëtare.

Në këte arkiv sigurisht kanë qenë te vendosura edhe dokumentat e Goran Grujevskit dhe Nikola Boshkovski, dy ish agjente të DSK-së të cilët akuzohen nga Prokuroria Speciale se kanë përgjuar në menyre ilegale me shumë se 20 mijë banorë dhe më pas e kane djegur aparaturën me te cilën e kanë kryer këte pergjim.

Ata për momentin ndodhen ne shtetin Grek duke pritur procedurat për ekstradim në Maqedoni.

Nga Ministria sqarojnë se të gjitha materialet ruhen edhe në forme elektronike përveç asaj të shkruar, andaj nuk mund të humbasë asnjë dokument.

Kjo ndërtesë nuk është hera parë që digjet pasi para shumë pak kohe është djegur pjesa e prapme e ndërtesës.

Baby Boo