A i ra pishman Adem Demaçi që nuk e pranoi Marrëveshjen e Rambujesë?


Ish-bashkëpunëtori i Adem Demaçit, Sabri Kiçmari, ka pohuar se e di mendimin e veprimtarit të shquar mbi atë se a i ka rënë ai pishman apo jo që nuk e kishte pranuar Marrëveshjen e Rambujesë, por ka refuzuar që këtë ta ndajë me publikun, njofton Klan Kosova.

As Kiçmari nuk e kishte mbështetur këtë marrëveshje e cila më pas rezultoi në çlirimin e Kosovës, pas refuzimit të presidentit të atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq, që ta nënshkruante atë.

“Absolutisht po, sidomos në fazën fillestare kam pasur hezitime identike me të [Adem Demaçin] për faktin se në formulimet dhe në dokumentin e Rambujesë aty shkruan që trupat policorë dhe ushtarakë do të mbeten në kufijtë e Kosovës, ndërsa trupat policorë do të lëvizin nëpër territorin e Kosovës”, ka thë.

“Është fat i mirë që [Sllobodan] Millosheviqi nuk e ka nënshkruar dokumentin e Rambujesë dhe me këtë megalomani të tij jodiplomatike dhe pa sens, praktikisht na e ka krijuar një favor pa dijeninë e tij”.

“Kam biseduar gjatë me të [Demaçin] për këtë segment të rëndësishëm, por nuk dua ta bëj publike për opinionin aktualisht mendimin e tij në lidhje me këtë”, ka thënë Kiçmari për Info Magazine të Klan Kosovës.

Megjithatë, i pyetur se a do ta zbulojë këtë në ndonjë libër që mund ta botojë në të ardhmen, Kiçmari tha se nuk parasheh ta publikojë atë në një afat të shkurtër kohor.

Baby Boo