A është Tetova Las Vegas? Qindra protestues kërkojnë dislokimin e kazinove

“Në vendin ku po mbahet protesta është pikërisht lokacioni ku do të hapet Kazino e re, në Tetovë dhe kjo është arsyeja pse qytetarët janë ngritur të protestojnë. Ky nuk është objekti i vetë që ushtron veprimtarinë e lojërave të fatit. Qytetarët kërkojnë që 3km të dislokohen jashtë qytetit të tyre”.

Baby Boo

“Nëse një kazino është më afër se 300metra ne nuk guxojmë për shkak se atje shkohet edhe në këmbë. Ai që do të bëj një lojë na kazino, le të merr veturën dhe të shkoj atje ku të donë”, tha Xhemal Abdiu, organizator i protestës.

Banorët që kanë dalë për të protestuar thanë ia TV21 shqetësimet e tyre për këtë çështje.

“Për ta zhdukur rininë, le të qelin kazino, kur për ta zhvilluar rininë le të hapin punë dhe fabrika”, tha Lazim Zenuni, protestues.

“Për fat të keq, pushtetet ndërrohen por mafia urbane që menaxhojnë me këto kazino mbeten të njëjta. Akoma për të ardhur keq është që kur shohim përfaqësues të qeverisë kur dalin në protesta, në vend që ta zgjidhin në mënyrë institucionale ata që i kemi votuar ta zgjidhin”, tha Arianit Xhaferri.

“Sa i përket kazinove unë do të thoja që më mirë t’i mbyllin të gjitha në qytet se sa vetëm njërën që është afër fakultetit dhe afër shkollave të mesme. Ose t’i mbyllin të gjitha e jo vetëm njërën”, tha Lavdërim Jahiu, protestues.

Kreu i Universitetit të Tetovës thotë se lojërat e fatit nuk kanë vend në qytetin e studentëve.

“Universiteti do t’i përkrahë protestat e tilla deri sa të merren masa. Kërkojmë nga ekzekutivi dhe legjislativi që të jenë shumë serioz për shkak se forma e hapjes së lojërave të fatit është një devijim i shoqërisë sonë dhe shkon në dëm të vet gjeneratave të reja dhe vet shtetit tonë”, tha Vullnet Ameti, Rektor i UT-së.

Kryetarja e Komunës, Teuta Arifi thotë se Këshilli Komunal javën e kaluar mori një vendim që në propozim ligjin e lojërave të fatit perimetri i kazinove të jetë larg për qindra metra objekteve publike.

“Në propozimin tonë ne kërkojmë që 300 metra të jetë distanca nga shkollat, nga çerdhet, objektet fetare, objektet publike dhe qendrat e qyteteve. Po ashtu, kërkojmë që Komuna të ketë autoritetin e vet dhe kompetencat e vet kur jepet leja për këtë çështje dhe të njëjtën ta mund ta kontrolloj” u shpreh Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

E para e Tetovës, kërkon që kompetencat për dhënin e licencave të kompanive për lojëra të fatit, mos të jenë ekskluzive vetëm nga Ministria e Financave, por të jenë kompetencë edhe e pushtetit lokal.

TV21 ka bërë përpjekje të kontaktoj pronarët e kazinove në Tetovë për të dhënë qëndrimin e tyre, por ata kanë refuzuar të flasin me ne. Sipas të dhënave zyrtare në tërë Maqedoninë janë të regjistruara më shumë se 500 lokalitete të lojërave të fatit. Kurse, në Tetovë ka 63 prej tyre.

Përgatit: Adnan Qaili


Restorant Lumare