A është një mashtrim?! Reagon BFI: Kemi dokumente (Foto)


Pas plasimit të informacionit nga Pa Censurë të cilin e ka shkruar “Koha Vizion” se ndarja e çmimit “Për arritje jetësore” për kryetarin e BFI-së Sulejman Rexhepi është mashtrim, menjëherë ka reaguar BFI-ja.

“KohaVisioni” shkruan se personi që ndan këto çmime, Doktor Otto F. Von Feigenblatt, siç ka dëshirë ta thërrasë veten, është një mashtrues dhe veprimtaria e tij po hetohet në SHBA.

Personi Otto F. Von që insiston se jep çmime në emër të Presidentëve të SHBA-së, është mashtrues dhe aspak i lidhur me shtetin, kanë konfirmuar për televizionin edhe në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë.

Por e njëjta është dematuar nga BFI-ja, ku kanë dërguar këtë dokument:

Otto F. Von Feigenblatt ka ndarë mirënjohje të tilla vazhdimisht në Kosovë, që thoshte se janë nga presidenti Donald Trump, e të fundit ia ka dhënë Lutfi Hazirit të Gjilanit dhe redaktores së televizionit publik, Ramize Murtezi – Shala.

Baby Boo