A është koha për orë policore? Ja çfarë thotë Filipçe


Ministri i shëndetësisë Venko Fiulipçe deklaroi se për momentin nuk ka nevojë për orë policore por për miratimin e Ligjit për mbrojtjen e popullatës. Sipas Filipçes miratimi i këtij ligji do të shmang orën policore.

“Sinqerisht besoj se Ligji për mbrojtje të popullatës do të miratohet. Me të vetmin qëllim që të shmangim orën policore. Ky ligj parashikon shmangien e grumbullimeve dhe mbajtjen e maskave në ambientet publike.

Vlerësojmë se ora policore nuk është zgjidhje sepse edhe ashtu pas orës 23:00 asgjë nuk do të punoj dhe qytetarët nuk kanë ku të shkojnë kështu që nuk është momenti për orë policore” tha Venko Filipçe sipas të cilit ora policore nuk është zgjidhje do të jetë e mjaftueshme të respektohen masat dhe protokollet.

Baby Boo