A është Covid shenjë e kijametit? Flet Shefqet Krasniqi


Shefqet Krasniqi ka folur rreth COVID-19, agjërimit në kushte pandemike dhe vaksinimit. Në lidhje me pandeminë e coronavirusit, Krasniqi tha se është sinjal i Zotit për njerëzit se ai është sunduesi.

Tutje Krasniqi tha se megjithatë COVID-19 nuk është shenjë e fundit të botës.
“Nuk po themi se është shenjë e kijametit. Por është një sinjal i qartë i t’madhit Allah për njerëzit në tokë se ju nuk jeni zot, po unë jam Zot”, tha Krasniqi.
Sipas Krasniqit, asgjë nuk bëhet pa dëshirën e Zotit.
“Pa dashtë Allahu nuk bëhet asgjë. Ka dashtë Zoti me dërgu këtë pandemic me u thanë njerëzve “o ju njerëz tokën, botën n’dorë se keni ju. Mos e rritni mendjen se me një virus, ju bllokoj total. Kjo është fuqia e Zotit. E pastaj mëshira e Zotit e bjen vaksinën. Sepse Allahu nuk do me i shkatërru njerëzit, por me i sprovu”, tha Krasniqi.

Krasniqi thotë se personat që janë të prekur nga coronavirusi varësisht nga gjendja shëndetësore janë edhe të obliguar apo jo për agjërim.
“Duhet konsultuar një mjek që është profesionit dhe i besueshëm. Ai mund të mos jetë myslimanë por është i besueshëm. Faktori i dytë është vetvetja. Secili e di vet a mund të agjërojë apo jo”.
Hoxha ka thënë po ashtu se asnjë vaksinë përfshirë edhe ato kundër coronavirusit nuk e prishin agjërimin.
“Vaksina nuk e ushqen organizimin dhe si e tillë nuk e prishë agjërimin”.

Baby Boo