A e vranë dhe e dogjën qëllimisht? Misteri i vdekjes së Mariglen Ruçit në Angli


Një person është arrestuar me dyshimin për vrasje dhe zjarrvënie me qëllim rrezikimi të jetës ndaj Mariglen Ruçit.

Trupi i pajetë i shqiptarit u zbulua në një dhomë gjumi në katin e sipërm të një prone në Thorndon Gardens, ndërsa një 44-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e tij, por nuk është identifikuar nga mediat britanike.

Deri më tani, ai është liruar me kusht dhe kërkimet janë në vazhdim.

“Ne e vlerësojmë që ky incident ka shkaktuar shqetësim të konsiderueshëm në mesin e komunitetit lokal dhe do të donim t’ju sigurojmë se po bëjmë gjithçka që mundemi për të vërtetuar se çfarë ka ndodhur.

Ne po ndjekim një sërë linjash hetimi”, tha inspektori Jon Vale nga Policia e Surrey.

24-vjeçari kishte 2 vite që jetonte në Britani, aty ku kishte emigruar për një jetë më të mirë. Në të shkuarën, Marigleni ka qënë futbollist për disa ekipe në vend.

Mediat britanike kanë raportuar zjarrin në zonë, mirëpo në asnjë moment nuk kanë zbuluar se shqiptari ishte ai që ka ndërruar jetë.

Baby Boo