A e shau në serbisht Antonelën, flet Big Mama pas daljes nga shtëpia e famshme


Mbrëmjen e sotme, në spektaklin e “Big Brother VIP” ka ndodhur një debat shumë i rëndë midis Big Mamës dhe Antonelës. Debati u pasua me ofendime dhe fyerje të shumta, si dhe me kërcënime të vazhdueshme. Pasi Big Mamës iu kërkua të qetësohej, ajo vendosi të largohej përfundimisht nga gara. E rikthyer në studio, këngëtarja nga Maqedonia ka folur për të gjithë situatën e rëndë. Ajo e ka startuar fjalën e saj duke i kërkuar falje produksionit, dhe veçanërisht familjes së Antonelës.

Ajo tha se ajo çfarë e bëri të preket aq shumë ishte çështja nacionale dhe thekson se nuk e ka sharë asnjëherë Antonelën në gjuhën serbe. Për këtë, ajo kërkon dhe konfirmimin e kamerave dhe produksionit.
“U preka shumë në fazën nacionale, edhe pse unë i zotëroj të dyja gjuhët. Dua të konfirmohet nga kamerat nëse e kam sharë ndonjëherë Antonelën. Ajo është tip që provokon dhe ka provokuar që ditën e parë.

Kam patur plot njerëz para hyrjes që më thonin si të veproja. Unë kam ardhur që të kënaqem, jam njeri pozitiv, qejfli, më stresojnë debatet. Unë jam e vetmja që nuk luaj dhe këtë gjë ma ka thënë dhe Donaldi.
Kam qenë 100% reale dhe 100% kam dal prej vetes. Nëse nuk do të kisha vepruar kështu, nuk do të kisha qenë vetja.”
Ndërkohë, e pyetur nëse e mendonte daljen e saj nga shtëpia, ajo tha se nuk pendohet dhe ka hyrë në shtëpi për të treguar karakterin e saj. Big Mama thekson se nuk do t’i kërkonte falje Antonelës.

Baby Boo