“A e keni ditur urdhrin për arrestim?”, e pyeti Boshkovski avokatin e Mijallkovit, Shvërgovskin


Seanca për lëndën e PSP-së “Tortura” për arrestimin e Lube Boshkovskit vazhdoi me parashtrimin e pyetjeve të avokatëve për të akuzuarit. Avokati i Sasho Mijallkovit, Lupço Shvërgovski e pyeti Boshkovskin se si ish-ministër i Punëve të Brendshme a e ka respektuar urdhrin e policisë për arrestimin e të dyshuarve për vepra penale, transmeton Portalb.mk.

Ndërsa Boshkovski e pyeti Shvërgovskin, i cili gjatë kohës së arrestimit në vitin 2011 ishte prokuror publik: “A e keni ditur ju urdhrin për arrestim?”.

Boshkovski kërkoi që të mos e pyesin, siç tha, pyetje të kota dhe të bëjnë pyetje normale. Më parë, Boshkovski në seancë i njohu të akuzuarit “alfa” Ivca Ançevski Puki dhe Novica Stankovski.

Boshkovski tha se videon nga arrestimi i tij ende nuk e ka vendosur në “Yotube”.

Ndryshe, rasti “Tortura” ka të bëjë me arrestimin e kryetarit e partisë, “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski, gjegjësisht për mënyrën e arrestimit të tij, që sipas Prokurorisë Speciale, ish-drejtori i DSK-së, Mijallkov, ka urdhëruar njësitin special “Alfa” që gjatë aktit të arrestimit të përdorë dhunë fizike dhe psiqike.

Sipas PSP-së, përfaqësuesit e njësitit special “Alfa” gjatë arrestimit, Boshkovskin e kanë sharë dhe i kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore.

Në rasti “Tortura” akuzkohen 7 persona, ndër të cilët janë ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe komandanti i “Alfave” Ivica Antevski – Puki.

Baby Boo