A e keni ditur që lejohet që treguesi i shpejtësisë të gënjejë pak?


Nuk është e lejuar që treguesi io shpejtësisë të tregojë vlerë më të ulët, psh që ju të vozitni 80 km/h e ai të tregojë se automjeti po shkon 78 km/h.
Ndoshta e dini edhe vetë se treguesi i shpejtësisë në veturë nuk është një pajisje aq e saktë. Kjo për disa arsye, e ndër më të rëndësishmet është se shpejtësia e automjetit matet kryesisht me shpejtësinë e rrotullimit të rrotave.

Gomat shpesh janë të përmasave të ndryshme; i ndërroni ato, konsumohen nga vozitja, etj, kështu që diametri i tyre nuk është gjithmonë i njëjtë.
Rrjedhimisht, prodhuesit i programojnë marzhat e gabimit, megjithëse ato duhet të jenë gjithmonë të tilla që treguesi i shpejtësisë të tregojë një vlerë më të lartë sesa ajo aktuale. Për shembull, kur të vozitni 70 km/h, shpejtësia tregon 75 km/h.

Nuk do të tregojë kurrë 68 ose 65 km/h. Kështu prodhuesit e mbrojnë veten nga paditë e mundshme pas aksidenteve, edhe pse ekziston edhe një rregullore e cila rregullon gjithçka. Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE) ka përcaktuar se treguesi i shpejtësë gjatë testimit të veturave tregon një shpejtësi maksimale prej 10% + 4 km/h më të lartë sesa shpejtësia aktuale. Kjo do të thotë se gjatë testimit mund të tregojë një shpejtësi maksimale prej 92 km/h në teste, ndërkohë që vetura realisht shkon 80 km/h. Asgjë mbi 92 km/h nuk lejohet.

Pas certifikimit të automjetit, zbatohet një rregull tjetër: – 10% + 6 km/h për veturat, autobusët, kamionët dhe automjetet tjera komerciale dhe 10% + 8 km/h për motoçikletat dhe automjetet me tri rrota, më të shpejta se 50 km/h. Ndryshe, treguesi elektritk i shpejtësisë është patentuar nga kroati, Josip Belušić, në vitin 1888.

Baby Boo