A e ka zhdukur Covid, gripin stinor? Ja çfarë thotë mjeku i njohur


Covid 19 ka zhdukur gripin. Nëse vite të shkuara gjatë shkurtit ky virus arrinte pikun këtë sezon specialistët nuk kanë konstatuar asnjë të prekur prej tij. Të gjitha mostrat e dyshuara pas analizave të kryera në Institutin e Shëndetit Publik kanë rezultuar negative. Mjeku Artan Simaku tregon se ky nuk është një fenomen që ndodh vetëm në Shqipëri.

“Nga të gjitha vendet në Europë nga fillimi i sezonit në tetor, janë vetëm rreth 10 raste që kanë rezultuar pozitive për grip. Të gjitha mostrat e testuara kanë rezultuar negative” tha ai.
Por si e shpjegojnë specialistët zhdukjen nga qarkullimi të gripit? “Është një parim që kur mbizotëron qarkullimi i një virusi, viruset e tjera ose nuk qarkullojnë fare ose në një nivel të ulët. Pra në të gjithë Europën, ka një dominim të koronavirusit. Me koronavirusin duket se do të bashkëjetojmë edhe shumë muaj të tjerë” tha ai.

Ndërkohë koronavirusi shfaq shenja të ngjashme me gripin duke bërë që shumë persona t’ja atribuojnë gjendjen e tyre shëndetësore këtij të fundit. Për ta mjeku Artan Simaku bën këtë apel.

“Respektimi i masave dhe kontakti me mjekun e familjes për njoftimin dhe raportimin e shenjave është vendimtar”. Maska, distanca dhe higjiena sipas mjekëve janë masa që vlejnë njësoj për të mbajtur larg si Covid 19 dhe viroza të tjera. Të frikësuar për mbivendosjen e viruseve rreth 300 mijë qytetarë, kry

Baby Boo