A e ka problem BESA nëse Alternativa bëhet pjesë e Qeverisë?


Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA Arjanit Hoxha theksoi se partia e tyre nuk e ka problem nëse Alternativa bëhet pjesë e Qeverisë.

Ai këtë e theksoi mbrëmë në emisionin “Klik Plus” në TV21 i pyetur rreth kësaj se cili do të jetë qëndrimi i tyre për ish-bashkëpartiakët nëse do të bëhen pjesë e koalicionit qeverisës.

“Lëvizja BESA nuk sheh ndonjë problem nëse Alternativa i bashkohet shumicës parlamentare dhe bëhet pjesë e Qeverisë”, theksoi Hoxha, duke shtuar se për këtë vendos kryeministri Zoran Zaev dhe se për partinë e tyre është me rëndësi të realizohet programi qeveritar.

Shumica parlamentare aktualisht numëron 62 deputetë dhe se Zaev vazhdimisht ka targetuar tek opozita shqiptare për të marrë 4 deputetët që ka Alternativa me koalicionin me Aleancën për Shqiptarët (ASH). Megjithatë nga ky koalicion kanë mohuar zërat e tillë dhe se përjashtohen skenaret e tilla që ka planifikuar pushteti aktual.

Baby Boo