A e ka merituar fitoren Ronela Hajati ? Çfarë tha Anxhela për të?


Këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila ka përfaqësuar vendin tonë në “Eurovision”-in e vjetshëm, të mbajtur në Rotterdam, ka reaguar ndaj kritikëve për fitoren e Ronela Hajati në këtë edicion të ‘Festivalit të Këngës’.

Këngëtarja i ka dhënë çmimin e parë Ronela Hajatit, për të na përfaqësuar në Torino në 2022 me këngën “Sekreti”. Përveç mbështetjes dhe vlerësimit që i dha në skenë, Anxhela Peristeri e ka uruar publikisht edhe në llogarinë e saj në ‘Instagram’.

Nuk ka munguar komenti për ata që kanë ironizuar fitoren e Ronelës duke vënë në pikëpyetje fitoren e saj.

“U ndjeva shume e lumtur dje qe i dorezova kupen e Cmimit te Pare kesaj artisteje me shpirt te bukur! Jam e bindur qe rrugetimi i saj ne Eurovision do te jete magjik! Ishte nje cmim me se i merituar dhe kam nje pyetje per te gjithe ata kengetaret qe sot kane dale me shpate ne dore dhe shajne festivalin dhe jurine:-Kur fitoni ju nuk ka korrupsion neper festivale?( se me sa pashe jane te gjithe kengetare cmimesh por kta i kane marre me merite sigurisht”-ka shkruar ajo.

Baby Boo