A e dëmtuan tërmetet sistemin hidro-energjetik në Mavrovë?

Tërmetet e njëpasnjëshme që javën e kaluar u regjistruan në rajonin e Mavrovës deri tani nuk kanë shkaktuar dëmtime të objekteve dhe strukturës së sistemit më të rëndësishëm hidro-energjetik në Maqedoni SHE Mavrovë. Së shpejti pritet që edhe dy hidrocentralet më të mëdha Vrutok dhe Raven të fillojnë me prodhimin e rrymës.

Baby Shop Charli Baby Boo

Nga SHA Elektroncetrale të Maqedonisë së Veriut (EMV) informuan se menjëherë pas lëkundjes së parë janë ndërmarrë aktivitete për të përcaktuar gjendjen e sistemit, dëmet eventuale dhe për të ndërmarrë masa. Ditëve të kaluara ekipe të specializuara bëjnë kontrolle të rrjetit të kanalizimit, hidrocentraleve dhe digave. Vlerësimi i parë është se nuk ka informacione, as dëmtime më të konsiderueshme. Dy objektet e rëndësishme, digat në fshatin Leunovë dhe Hanet e Mavrovës janë në gjendje të qëndrueshme.

Deri sot nuk është regjistruar paraqitje e dëmtimeve në sistemin tonë, ndonëse kontrollet ende janë duke u bërë. Në kontrollet, krahas inxhinierëve tanë, të cilët janë të autorizuar për oskultim, ndjekje të objekteve hidrocentrale në EMV, janë përfshirë edhe profesorë dhe ekspertë të jashtëm, bëjnë të ditur nga Kabineti i drejtorit të përgjithshëm SHA Elektrocentrale të Maqedonisë së Veriut.

Restorant Lumare