A duhet test PCR për të hyrë në Kosovë?!


Qytetarët e Maqedonisë së Veriut që duan të shkojnë në Kosovë nuk kanë nevojë të kenë test negativ PCR. Kjo për shkak se Kosova e zbaton parimin e reciprocitetit dhe aktualisht Maqedonia e Veriut nuk u kërkon shtetasve të Kosovës test për të hyrë në vend.

Kryeministri Zoran Zaev, para dy ditësh u pyet nëse do të kishte masa shtesë në kufijtë e vendit. Kreu i Qeverisë deklaroi se Kovid 19 është i shpërndarë pothuajse në mënyrë të njëjtë në të gjitha vendet e rajonit, dhe se nuk ka efekt që të mbyllen kufijtë.
“Nuk ka masa për bllokimin e kufijve. Posaçërisht me mbylljen e objekteve hotelerik, nuk ka kuptim. Pra, nuk ka vendim për mbylljen e kufijve”, ka thënë kryeministri Zoran Zaev.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës, së fundi ka miratuar masa të reja, ku ndër të tjera qytetarëve në të gjithë territorin e Kosovës nuk u lejohet lëvizja e lirë pas orës 10:00 të mbrëmjes deri në orën 5 në mëngjes, përveç rasteve të natyrës urgjente.

Baby Boo