A do t’i hapë sytë “Perëndimi”?/ Gazetari u drejtohet diplomatëve të huaj: Sot u vra një polic i Kosovës


Gazetari dhe analisti Lutfi Dervishi ka reaguar për ngjarjen në Veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një efektiv i policisë së Kosovës dhe u plagos një tjeter.
Dervishi ka ngritur pyetjen ndaj diplomatëve të huaj: A do t’i hapë sytë “Perëndimi”?

Teksa ngre këtë pyetje gazetari kujton ngjarjet e fundit në Kosovë, ku në fillim u qëlluan dhe plagosën ushtarët e KFOR-it, më pas u rrëmbyen policisët e Kosovës dhe askush nuk bëri përgjegjës Serbinë, apo të merreshin masa ndaj saj.

Sipas gazetarit, KFOR-i nuk ishte në “gjendje” të përcaktonte se kush ishin rrëmbyesit.

“Në fillim qëlluan dhe plagosën ushtarët e KFOR-it, por askush nuk mbajti përgjegjëse Serbinë, sepse zgjodhën të mbyllin sytë, pastaj rrëmbyen policët e Kosovës, por KFOR nuk ishte në ‘gjendje’ të përcaktonte se ku janë rrëmbyer se i kishin sytë e mbyllur. Sot kanë vrarë një polic të Kosovës. A do t’i hapë sytë ‘Perëndimi’?”, shprehet Dervishi.

Reagime të shumta ka pasur nga qeveria dhe politika në Kosovë për ngjarjen. Kryeministri Kurti ka mbledhur mëngjesin e sotëm edhe Këshillin e Sigurimit.

Nuk ka ende një reagim nga Serbia. Situata vijon të mbetet e tensionuar. Autoritetet në Kosovë kanë mbyllur edhe pikën kufitare në Bërnjak.

Baby Boo