A do t’i hap kufijtë Hungaria?


Hungaria edhe më tej do t’i mbajë të mbyllur kufijtë e saj dhe do t’i bëjë maskat për fytyrë të obligueshme nëpër kinema, teatro dhe institucione sociale që të pengohet përhapja e koronavirusit, deklaroi sot kryeministri Viktor Orban.

Mediumet britanike transmetojnë se Orban ka thënë se vala e dytë e pandemisë pritet ta arrijë kulmin rreth dhjetorit ose janarit.
Kryeministri hungarez theksoi se qeveria e tij ka vendosur kufizim të çmimit të testeve të Kovid-19 nga 19.500 forintë (54 euro).

Baby Boo