A do të zhvillohet raundi i dytë i bisedimeve? Vjen përgjigja nga Kievi


Sot vonë do të mbahet raundi i dytë i bisedimeve ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

Kështu ka thënë kryekëshilltari i zyrës së presidentit ukrainas Zelensky, sipas raportimeve të agjencisë ruse Tass.”Tani jemi gati për negociata dhe diplomaci, por nuk jemi gati të pranojmë asnjë ultimatum rus. Nuk dihet në këtë moment se kur do të zhvillohen negociatat e ardhshme, ” u shpreh mëngjesin e sotëm ministri i jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba.

Ndërsa Kremlini është shprehur se zyrtarët rusë ishin të gatshëm të zhvillonin një raund të dytë bisedimesh me Ukrainën të mërkurën, por ende nuk është konfirmuar prezenca e delegacionit ukrainas.

Në të njëjtën kohë, Turqia njoftoi, përmes zëdhënësit të qeverisë, Omer Celik, gatishmërinë e saj për të pritur bisedimet ruso-ukrainase në Stamboll.

Negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës në Gomel, Bjellorusi, më 28 shkurt zgjatën rreth pesë orë.

© SYRI.net