A do të takohet me Albin Kurtin dhe t’i tregon për takimet në SHBA, flet Presidenti Thaçi


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se në ditët në vazhdim do t’i thërras në takim të gjithë liderët e vendit.

Thaçi ka thënë se si president i vendit do t’i takon në vazhdim të gjithë liderët e vendit, kryeministrin Kurti dhe liderët e partive parlamentare.

Ai tha se gjithmonë ka qenë i hapur dhe do ta respekton Kushtetutën e Kosovës për ta ruajtur unitetin politik.
“Unë gjithmonë kam qenë i hapur dhe do ta respektoj Kushtetuën si president i vendit për të ruajtur unitetin politik para qytetarëve, tash është një momentum I ri të cilin duhet ta shfrytëzojmë, nëse e humbin ketë do të vonohemi shumë në anëtarësim në OKB, BE e NATO dhe do të vanohen invesitimet në ekonomi, e theksoj se çdo herë kemi kërkuar rol të të rëndësishëm të SHBA’ve si aleati më besnik I Kosovës, do t’i ftoj në të ditët e ardhshmë për t’I takuar dhe informimin në lidhje me zzvhillimet aktuale, të gjithë liderët e vendit dhe partive parlamentare”, tha Thaçi.

Thaçi në fund ka thënë se Kosovës i duhet uniteti politik në këtë kohë shumë të rëndësishëm.

Baby Boo