A do të shkaktojë Specialja tërmet në skenën politike gjatë vitit 2019?


Viti 2019 pritet të jetë, ‘viti i Gjykatës Speciale’. Në fund të vitit 2018, Gjykata Speciale nisi punën e saj me dërgimin e ftesave ndaj ish-pjesëtarëve e UÇK-së për të cilët pretendohet se kanë kryer krime gjatë luftës së fundit në Kosovë.Deri më tani nuk dihet saktësisht se sa ftesa janë dërguar nga kjo gjykatë pasi nuk janë bërë publike të gjitha.

Rrustem Mustafa, ish-komandant i Zonës Operative të Llapit, Sami Lushtaku, ish-komandant i Zonës Operative të Drenicës, Nazif Mehmeti, ish-epror i Zonës Operative të Llapit, Sokol Dobruna, ish-kryetar i Gjykatës Ushtarake, Safet Syla, ish pjesëtar i UÇK-së dhe Remzi Shala ish-pjesëtar i UÇK-së, janë disa nga emrat që kanë konfirmuar ftesën e Speciales.

Baby Boo