A do të realizohet premtimi i BDI-së që të premten të punohet vetëm 4 orë?


Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e shtatë kishte vendosur që pas tre viteve të zbatimit të kohës së punës fleksibile, administrata publike prej më 1 tetor do të punojë sërish në termin fiks prej 08:00 deri në ora 16:00.
Ky vendim nuk u nënshkrua nga kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, i cili ka deklaruar se do të mbaj premtimin e tij që administrata të punoj nga ora 07:30 deri në ora 15:30, ose prej orës 08:30 deri në ora 16:30.

Paralajmërohet që në seancën e radhës të diskutohet përsëri në lidhje me këtë çështje, por nuk dihet nëse do të diskutohet edhe për premtimin e BDI-së gjatë fushatës që admistrata gjatë ditës së premte të punoj vetëm 4 orë.

Në programin partia të BDI-së theksohet se cdo të premte administrate do të punoj deri në ora 13:00.
“Qëllimi është qytetarët të kenë më tepër kohë ti përkushtohen familjes, ndërsa në atë mënyrë të rritet edhe produktiviteti i tyre në vendet e punës. Ky propozim do të jetë pjesë e programit zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Propozimi tani për tani është vetëm ide. Mbetet e pasigurtë nëse i njejti do të përkrahet edhe nga subjektet tjera politike. Kjo nuk është hera e parë në vendin tonë të diskutohet në këtë temë dhe të jepen propozime të këtilla, por deri më tani për asnjë nga propozimet nuk është hapur debat më i gjërë publik.
Në botë tashmë ekzistojnë kompani në të cilat punohet me orar të shkurtuar, kurse Finlanda është shteti i parë me propozim që të punohet vetëm 4 ditë në javë edhe atë me orar të shkurtuar pune”, thuhet në propozimin e BDI-së.

Baby Boo