A do të pr*otestohet nesër që është ditë feste?


Pr*otesta kundër propozimi francez vazhduan edhe sot por ndryshe nga ditë tjera. Organizatorët e pr*otestës bllokuan lëvizjen në katër lokacione në mbarë vendin. Për një orë bllokuan mbetën të bllokuara rrugët Prilep-Pletvar, Radovish-Strumicë, Shtip-Veles si dhe udhëkryqin para Qeverisë. Nga VMRO DPMNE I bënë thirrje qeverisë që të dëgjoj kërkesën e qytetarëve të dale në rrugë.

“Populli qartë po i bën thirrje pushtetit dhe udhëheqësisë shtetërore të thotë JO për ultimatumin. Pushteti të mos mundohet përmes përpjekjeve në Parlament të shtyjë diçka, atje ku kanë makineri votuese dhe një grup të deputetëve për të cilët e dimë se do të votojnë sipas kërkesave të pushtetit. Pushteti është përgjegjës para këtij populli. Pushteti nuk guxon ti shesë interesat kombëtare maqedonase, por është e obliguar që të njëjtat i mbrojë” – tha Dragan Kovacki, – VMRO-DPMNE.

Por Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se bllokimi i autostradave dhe rrugëve kryesore është i ndaluar me ligj, ndonëse opozita e bëri një gjë të tillë sot. Ndërkohë gjykata penale njoftoi se ka shqiptuar tetë ditë parabu*rgim për Jusuf Enuzin I njohur si Cufi Koka i cili gjuajti me pistoletë gjatë momentit kur turma e pro*testusve kundër propozinit francez u afrua pranë biznesit të tij. Dyshohet për veprën “nxitje e rrezikimit të përgjithshëm”. Masa e parabu*rgimit është caktuar edhe për dy pr*otestues të tjerë. /KlanMacedonia/

Baby Boo