A do të nominohet ‘Zgjoi’ për listën e ngushtë të ‘Oscar’, këtu mund ta ndiqni ceremoninë LIVE


Numërimi prapa ka filluar dhe në pak minuta do kuptohet fati i filmit ‘Zgjoi’, respektivisht hyrja apo jo në listën e ngushtë të nominimeve për nominimet prestigjioze ‘Oscars’.
Shpallja e listës do të nisë në ora 14:18 sipas kohës sonë lokale për të gjitha kategoritë një nga një.
Ndërsa, për të ndjekur drejtpërdrejtë nominimet për listën e ngushtë të çmimit “Oscar”, klikoni në këtë LINK.

Ndryshe, producenti i filmit “Zgjoi”, Ylli Uka, është shprehur optimist se filmi do të nominohet për “Oscars 2022”.
Në një lidhje direkte për emisionin #gjesi në T7 para disa ditësh, ai ka thënë se ky film është ndër favoritët për nominim, derisa ka treguar se kampanjën janë duke e zhvilluar prej Kosovës.

Baby Boo