A do të kthehet në “Përputhen”? Flet Tea


Tea Trifoni ka thyer heshtjen pas thashethemeve se po kthehet në “Përputhen”.
Tea Trifoni muaj më parë u largua nga “Përputhen” duke dalë si çift me Andin, shkruan lajmi.net.
Por, pas emisionit ajo zbuloi se e gjitha kishte qenë lojë, ngase ajo kishte qenë e lidhur me Beart Rexhepin.

Megjithatë, pas një romance të shkurtër, Tea i ka ndarë rrugët me Beartin dhe së fundi u pa bashkë me autoren e “Përputhen”, Olsa Mahmuti.
Pas këtij imazhi, filluan komentet e ndjekësve, të cilit ishin të bindur se ajo po rikthehet në emision.

Por, Tea përmes një përgjigje në Instagram tha se gjithçka çfarë ka të bëjë me ciklin e saj në këtë program po mbyllet.
“Jo, cikli im ne Pp dhe gjithcka ka te beje me te po mbyllet”, ishte përgjigja e ish-konkurrentes.

Baby Boo