A do të ketë zgjedhje të parakohshme brenda LSDM për kryetar të ri?


Kush do të udhëheq LSDM-në në periudhën e ardhshme është çështja që diskutohet pasi kryetari i deritanishëm Zoran Zaev dha dorëheqje nga funksioni partiak, pas disfatës në raundin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve lokale.
Dorëheqja e Zaevit vjen vetëm 7 muaj pas rizgjedhjes së tij në krye të LSDM-së.

Zaev nuk arriti që ta çoj deri në fund mandatin e tretë në krye të partisë, si dhe mandatin e dytë në krye të qeverisë, të cilën e udhëheq nga vera e 2017.
Statuti i ri i LSDM-së, i cili mes tjerave, parashikon zgjedhje direkte për lider të partisë (me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të regjistruar), jep mundësi edhe për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në rast të dorëheqjes së kryetarit të partisë.

Baby Boo