A do të ketë ministër turk në Qeverinë e re?


Me dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, vazhdon procesi kushtetues për formimin e qeverisë së re.
Kryetari dhe deputeti i Partia Demokratike Turke (TDP) Beycan İlyas, i cili është në shumicën e qeverisë, gjithashtu kryetari dhe deputeti i Partia Levizjës Turke (THP) Enes İbrahim u takuan me kandidatin për kryeministër dhe kryetarin aktual të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

Sipas informacioneve që kemi marrë nga burime të afërta me LSDM-në dhe partnerët e saj në qeveri, është përmendur fuqishëm emri i ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Salih Murat, si ministër turk në kabinetin e ri. Gjithashtu ish-kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari aktual LSDM-së Dimitar Kovaçevski u pajtuan në këtë emër por partitë turke TDP dhe THP janë kundër ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Salih Murat.

Në lajmin e publikuar tek republika.mk më 08.12.2021, thuhet se qeveria e re që do të formohet është e mirëpritur ngrohtësisht që të ketë një minisa tër turk, të qenurit një ministër turk në Qeveri do të forcojë marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.

Në lajmin e transmetuar në 24TV më 24 dhjetor 2021, thuhet se ish-kryeministri Zoran Zaev dhe Dimitar Kovaçevski mund t’ju japë ministri turqve bashkë me partitë e tjera në koalicionin qeveritar.
Pretendohet se kryeministri aktual Zaev i ka thënë rrethit të tij të ngushtë se nëse partitë politike turke nuk kundërshtojnë, një ministri do t’i takojë turqve, kurse si ministër do ta jetë Salih Murat.

TIMEBALKAN, ka kontaktuar me kryetarin dhe deputetin e TDP-së Beycan İlyas dhe me kryetarin dhe deputetin e THP-së Enes İbrahim për t’u pyetur në lidhje me informacionin e lartpërmendur. Përderisa kryetari i TDP-së İlyas bëri deklarata për këtë temë, kryetari i THP-së, Ibrahimi nuk ka deklaruar asgjë, duke thënë se do të mbajë një konferencë për media në ditët në vijim.

– Çështja që Salih Murat do të bëhet ministër nuk është diskutuar në mesin e partnerëve qeveritarë.
Iljas, duke iu përgjigjur pyetjes se ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Salih Murat, është emëruar për ministri, por TDP-ja e kundërshton këtë, İljas tha:

“Këto janë shpekulime që edhe ne e kemi dëgjuar. Këto nuk janë më shumë se shpekulime, këto çështje nuk janë diskutuar asnjëherë, bile as mes partnerëve të qeverisë, nuk është diskutuar. Si rrjedhojë, nëse mendohet për një kandidaturë të tillë, sigurisht që nuk bëhet fjalë që ne të kundërshtojmë.”
İljas deklaroi se nëse hapet situata e ministrave pa resor, duke marrë parasysh votat e marra për përfaqësimin dhe kontributin në koalicion, TDP duhet të propozohet mes partive turke.
– Ne thamë se duhet ta marrim këtë detyrë dhe insistojmë në të.

Duke vënë në dukje se tema e Salih Muratit nuk u diskutua në takime, çështja u dëgjua si pretendim, por një qeveri që do të formohet nga partitë politike në Maqedoninë e Veriut, İljas për to tha:
“Meqë (qeveria e re) nuk është qeveri e vetme, por një qeveri aleance, partitë kanë një detyrë të përbashkët në përputhje me kontributet e tyre brenda atij koalicioni. Ne e thamë se duhet ta marrim këtë detyrë dhe insistojmë në të.”

Duke iu përgjigjur pyetjes se cili do të ishte qëndrimi i TDP-së nëse Salih Murat, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, ofrohet për ministër, İljas tha se:

“Qëndrimi i partisë sonë është shumë i qartë nëse vjen një ofertë e tillë. Nëse do të ketë një ministër turk, ai do të jetë një kandidat që duhet diskutuar dhe vendosur nga organet e TDP. Mirëpo, kjo çështje për momentin nuk është diskutuar në parti, pasi ministritë pa resor me shumë mundësi nuk do të ekzistojnë, por i dëgjuam edhe shpekullimet. Ne jemi parti politike, nuk mund të veprojmë me pretendime. Kjo çështje nuk është diskutuar asnjëherë me partnerët e qeverisë dhe as nuk është përcjellë tek ne”. bëri vlerësimin e saj.

– Pse është i rëndësishëm ministri turk?
Fakti që turqit nuk janë në nivel ministror në qeverinë multifetare, multikulturore dhe multietnike të Maqedonisë së Veriut thellon ndjenjat e përjashtimit dhe diskriminimit mes turqve në vend.

Ndërsa shoqëria turke në vend, e cila është një nga elementët më të rëndësishëm themelues dhe thelbësor të shtetit, ka bërë gjithmonë përpjekje për zgjidhjen e çdo lloj problemi dhe ka kontribuar në frymën e unitetit që i nevojitet shtetit në kohë kritike.

Pjesëmarrja e një ministri me origjinë turke në qeverinë e re, merr parasysh:
“Parimin e Përfaqësimit të Drejtë”, largimin nga qasja e administratës dykombëshe, e cila është rritur veçanërisht kohët e fundit, respekti për komunitetet etnike, veçanërisht turqit, që janë të pakta në numër, një formë administrimi pluraliste dhe gjithëpërfshirëse, marrëdhëniet Turqi-Maqedonia e Veriut dhe zgjidhje më gjithëpërfshirëse për problemet e turqve në vend.

Baby Boo