A do të ketë masa të reja antiCovid, flet ministri Sali


Ministria e Shëndetësisë në koordinim me Ministrinë e Arsimit prej dje filloi skriningut edhe në shkollat fillore të vendit. Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali sot gjatë vizitës së pikën ku po bëhen testime serologjike për antitrupa në Manastir, deklaroi sot se prej 200 nxënësve që janë testuar dje në kuadër të skriningut, vetëm një ka dalë pozitiv.

“Rezultatet janë pozitive, nga 200 analizat e bëra gjatë ditës së djeshme, kemi marrë vetëm një rezultat pozitiv. Shpresoj se në Shkup do të zgjasë analiza edhe dy – tre ditë, se këtu ishte numri më i madh i të fëmijëve të infektuar, nëse numri është ashtu edhe në pjesët e tjera të qytetit, në atë rast nuk ka nevojë të vazhdohet analiza”, tha ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

Sa i përket skriningut serologjik, Ministri tha se ai do të mundësojë të fitohet pasqyrë e qartë për gjendjen e përgjithshme të popullsisë, ndërsa nga ajo do të varet edhe miratimi i rekomandimeve dhe masave të reja.

“Gjendja epidemiologjike në gjithë shtetin po shënon rënie të lehtë, përkatësisht ulet piku i valës së katërt. Niveli i vaksinimit dhe imunizimi i plotë te ne është më i ulët nga shtetet anëtare të BE-së. Ne dëshirojmë rezultate pozitive që më pas t’i lehtësojmë masat përkatësisht të jemi më të lirë. Nëse marrim rezultate pozitive sipas të cilave do të ketë mbi 70% nga imunizimi i përgjithshëm në shtet, atëherë do të fillojmë me zbutjen dhe lehtësimin e masave”, tha ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

Sipas planit të Ministrisë së Shëndetësisë, parashihet që të bëhen rreth 3000 analiza, prej të cilave 1000 në Shkup ku në rrjedh është mbledhja e materialit, ndërsa skriningu tjetër serologjik do të realizohet në qytetet e tjera.

Baby Boo