A do të kemi polici të “lagjes”, polici komunale për rend dhe qetësi


Koncept i ri i sigurisë në komunikacion “Qytete të sigurta” (Safe City), veçanërisht në qendrat urbane, finalizim i konceptit “Polic i Lagjes”, modernizim i vendkalimeve kufitare me instalimin e lexuesve digjitalë të targave, forcim të sistemit për mbikëqyrje të vijës kufitare me rritjen e numrit të kamerave celulare, afateve për arkëtimin e gjobave që nuk do të varen nga “faktori njeri”, janë një pjesë e Programit për punë të Qeverisë në periudhën 2020-2024, të përfshirë në pjesën “Rend dhe drejtësi”.

Fokusi do të vihet edhe në riformatimin e sistemit dhe rregullave në mbikëqyrjen inspektuese.

– Një zëvendëskryeministër do t’i koordinojë të gjitha inspektimet. Për një vit thuajse do të përgjysmojmë numrin e inspektorateve, ndërsa do të dyfishojnë numrin e inspektorëve për mjedis jetësor dhe inspektim të tregut, qëndron në programin qeveritar.

Qeveria, siç është paralajmëruar, do të vendosë polici komunale nën kompetenca të pushtetit lokal.

Koncepti i ri “Qytete të sigurta” nënkupton edhe rregullimin e qartë dhe rigoroz të shpejtësive në vendbanimet, vendosje të sistemit të kamerave për kontrollin e respektimin e rregullave dhe shpejtësive, automatizim të plotë të procesit të gjobave dhe ndërlidhje të gjobave për regjistrimin e automobilit.

„Safe City“ do të fillojë nga udhëkryqet kryesore dhe bulevardet dhe sipas fazave do të zgjerohet në të gjitha qendrat urbane. Nëpër rrugë, nënvizohet në programin, do të vendosen radarë celularë dhe kamera meqë numri më i madh i viktimave nga aksidentet rrugore shumë shpesh është rezultat i shpejtësisë së papërshtatur dhe mosrespektimit të kufizimeve.

Në programin qeveritar paralajmërohet edhe finalizim i konceptit „Polic i mëhallës” me plotësimin e të gjitha vendeve për policë në uniformë, duke përdorur përvojën e pilot projekteve në disa komuna.

– Prani më e madhe e policëve në uniformë në mëhallët tona do t’i dekurajojë kriminelët, ndërsa do t’i qetësojë qytetarët. Njëherësh, do të krijojë bashkëpunim më të afërt mes qytetarëve dhe policisë, qëndron në Programin.

Me instalimin e lexuesve digjitalë të targave në vendkalimet kufitare dhe me rritjen e numrit të kamerave celulare, sqarohet në programin qeveritar, do të racionalizohen resurset njerëzore dhe do të arrihet efikasitet dhe kontroll më i madh i kufijve.

– Qeveria do të propozojë ligje në afatet e parashikuara për arkëtimin e gjobave që nuk do të varen nga “faktori njeri”. Të gjitha të dhënat, regjistrimet, fotografitë do të jenë të mbrojtura, por do të mund të përdoren edhe për përcaktimin e përgjegjësisë eventuale të atyre që e mbrojnë sjelljen e tyre. Gjobat në komunikacion do të jenë shkallore dhe të lidhura me të ardhurat dhe pasurinë e kundërvajtësit.

Rendi në shtet, nënvizohet në pjesën me titull “Rend dhe drejtësi”, nuk varet vetëm nga policia dhe gjyqësori.

– Ai pasqyrohet edhe në respektimin e rregullave në çdo hap: në dyqan dhe barnatore, në punët komunale dhe në biznesin, në zhurmën dhe pastërtinë… Institucione kyçe në këtë domen janë inspektoratet. Ende është i madh mosbesimi i qytetarëve dhe biznesit në efikasitetin dhe paanshmërinë e inspektorateve shtetërore dhe lokale. Prandaj do të reformatojmë sistemin dhe rregullat në mbikëqyrjen inspektuese. Një zëvendëskryeministër do t’i koordinojë të gjitha inspektimet. Për një vit thuajse do të përgjysmojmë numrin e inspektorateve, ndërsa do të dyfishojnë numrin e inspektorëve për mjedis jetësor dhe inspektim të tregut, qëndron në programin qeveritar.

Theksohet se rregullat duhet doemos të vlejnë për të gjithë, veçanërisht për ata që janë të paguar t’i zbatojnë dhe kontrollojnë dhe prandaj të gjithë inspektorët që kanë fshehur ose nuk kanë vepruar për një lëndë të caktuar do të mbajnë përgjegjësi. Qeveria do ta vendosë platformën “e-inspektor” e cila do të zbatohet në të gjitha shërbimet inspektuese, në mënyrë që të eliminohet diskrecioni dhe subjektiviteti në ushtrimin e mbikëqyrjes inspektuese. Njëherësh, do të angazhojë të gjitha inspektoratet që t’i publikojnë raportet mujore me të dhëna të sakta kur, ku dhe me çfarë rezultati janë zbatuar inspektimet. Një herë në muaj do të kenë takim me BNJVL-në dhe OJQ të interesuara për rezultatet dhe problemet me të cilat përballen.

Qeveria do të vendosë polici komunale nën kompetenca të pushtetit lokal që do të ketë autorizime ligjore të sigurojë rendin në komunat tona dhe qytetin e Shkupit. Policia komunale, sqarojnë, do të jetë metodë më e thjeshtë dhe më e lirë për sigurimin e rendit jashtë shtëpive dhe do ta lirojë policinë që të merret me çështjet më komplekse të sigurisë dhe krimit.

– Në policinë komunale do të mund të angazhohen edhe pensionistë (veçanërisht nga policia dhe armata), të cilët do të vazhdojnë të pranojnë pensionin, ndërsa do të marrin edhe kompensim për angazhimin (në të cilin do të përllogaritet dhe do të paguhen edhe kontributet përkatëse), bëhet e ditur në Programin. Rendi në shtet nuk vendoset vetëm me ndryshimin e ligjeve, theksohet në programin, por shumë shpesh “zonat gri” te ata dhe veçanërisht mospërshtatja e ndërsjellë lë hapësirë për interpretime të ndryshme dhe arshinë të ndryshëm.

– Kjo, nga ana tjetër, e ushqen korrupsionin dhe mosbesimin në sistemin. Prandaj, një Delivery unit i veçantë (ekip për arritjen e rezultateve konkrete) do të fillojë së funksionuari drejtpërdrejt nën kapelën e kryeministrit në mënyrë që të shqyrtohet legjislacioni dhe të sigurohen zgjidhje të qarta dhe të padyshimta ligjore. Ekipi do të përbëhet prej ekspertëve të shkencës dhe praktikës, ndërsa do t’i ftojmë edhe organizatat joqeveritare, shoqatat, odat dhe sindikatat që të japin vazhdimisht propozime për çështje që duhet të përkufizohen më mirë, qëndron në programin qeveritar në pjesën e “Rend dhe drejtësi”.

Baby Boo