A do të jetë Alternativa në Qeveri?


Në paraqitjen para media që u realizua para Ministrisë së Drejtësisë, nënkryetarja e Aleancës për Shqiptarët, Bujare Abazi disa herë u pyet nga gazetarët se si i komentojnë zërat se partia e koalicionit, Alternativa thuhet se do t’i bashkohet shumicës parlamentare.

Abazi nuk dha përgjigje duke thënë se paraqitjen para media donte ta përqendronte vetëm në çështjen e gjyqësorit.“Ju thash se është shumë e rëndësishme, që këto gjykime të cilat na ndodhin çdo ditë, të njerëzve të zakonshëm, janë shumë të rëndësishme dhe fokusi ynë sot duhet të jetë në këto gjykime të këtyre protagonistëve dhe jo në ngjarje të tjera”, tha Abazi.Ndërkaq deputeti Kastriot Rexhepi mbrëmë në ClickPlus në TV21 tha se “tashmë është publike se Alternativa është duke realizuar konsultime për koalicionim“, gjegjësisht se “pret në derë për t’u bërë pjesë e Qeverisë“.

Dje u raportua se kryeministri Zoran Zaev ka pasur komunikim me liderin e Alternativës, Afrim Gashi dhe se pret që ky i fundit të caktojë takimin e radhës. Ndërkohë Gashi edhe pse i pyetur, nuk dha asnjë përgjigje për këto informacione!

Sot u paralajmërua Qeveria “Zaev 3” me “ndërrimin e gjashtë – shtatë ministrave”, ndërkaq nga LSDM nëpërmjet një kumtese për media kanë shprehur bindjen se Buxheti dhe ndryshimet ligjore të tjera që presin në Kuvend, “do të miratohen nëpërmjet shumicës së zgjeruar“.

Baby Boo