A do të hiqen masat anti-kovid, flet Sali


Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Bekim Sali, sot në konferencë për shtyp ka folur në lidhje me gjendjen e epidemiologjike në vend.

Ai theksoi se vendimet i merr Komisioni për Sëmundje Infektive, por që sipas tij duhet të jemi të kujdesshëm sepse ende ka rrezik nga Covid-19.

“Që nga fillimi kur kam marrë këtë funksion, çdo ditë dëshiroj që të jetë dita kur të themi prej sot nuk ka masa restriktive. Kjo është dëshira, por gjendja nuk na e thotë ashtu”.

“Derisa ne çdo ditë kemi nga 300 qytetarë të infektuar të rinj në këtë shtet, kjo do të thotë se virusi ende ekziston dhe pret mundësinë më të vogël që të zhvillohet”, deklaroi mes tjerash Sali.

Baby Boo