A do të dalin në rrugë arsimtarët?


Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) shpreh revoltën ndaj institucioneve përgjegjëse për mos përfillje të kërkesave për rritjen e pagave në arsim dhe kopshte, shkruan Alsat.

Kreu i SASHK-ut, Jakim Nedellkov tha se do të shfrytëzohen të gjitha format dhe mundësitë që të punësuarit në fushën e arsimit dhe mbrojtjes së fëmijëve të marrin paga në bazë të marrëveshjes kolektive. Nuk përjashtohet as organizimi i një proteste të madhe ose greva e përgjithshme .

“Këshilli i SASHK-ut do të diskutojë mbi këtë çështje dhe do të sjellë konkluzione të caktuara të cilat duhet të zbatohen në organizatat sindikaliste të anëtarësisë që të kemi porosi të qartë nga anëtarësia se çfarë pret nga ne. Besoj se do të jetë një nga dy mjetet më radikale sindikaliste, ose do të jetë protestë e madhe publike ose grevë të përgjithshme”, deklaroi Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.

Nedellkov tha se shpreh keqardhje për punonjësit në fushat e përmendura të cilët pavarësisht pozitës së punës dhe koeficientit që kanë do të marrin paga të njëjta. Sipas Nedelkovit pjesa më e madhe e tyre i takojnë mbrojtjes së fëmijëve.

“Fatkeqësisht, sepse këtu është pjesa më e madhe e shkeljes së ligjit ku 10 pozita të ndryshme të punës në bazë të marrëveshjes kolektive për 10 ose 15 ditë do të marrin pagë të njëjtë. Në arsimin fillor bëhet fjalë për 5 pozita punë me koeficiente të ndryshme gjithashtu do të marrin pagë të njëjtë dhe në arsimin e mesëm 4 pozita të ndryshme të punës me koeficiente të ndryshme do të marrin pagë të njëjtë”, tha Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut

Ndërkohë Sindikata e Pavarur e Arsimit dhe Shkencës të shtunën do të organizoj protestë për pagat në arsim, duke vendosur kamp sindikalist para Qeverisë me qëllim, siç thonë mbrojtjen e të drejtave dhe reputacionit të punonjësve në arsim.

Baby Boo