A do të bëhet pjesë e Big Brother VIP Mirije Braha


Big Brother VIP është kthyer pa diskutim në një prej formateve më të përfolura në trevat shqiptare.
Shtëpia më e famshme në Shqipëri ka ngelur me gjithsej 12 banorë VIP për momentin, pas eleminimit të këngëtarit Ardit Çuni dhe shkrimtarit Elhaid Cufi.

Mësohet se për t’u bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ftesa i ka shkuar edhe këngëtares së njohur me prejardhje nga Mitrovica, Mihrije Braha.
Kjo e fundit duket se për shkak të angazhimeve të shumta, nuk ka mundur që ta pranojë ftesën e të qenurit e izoluar brenda ambienteve të Big Brother VIP për një periudhë relativisht të gjatë.

Emisioni “Prive” madje në një nga kronikat e përjavshme, ka cituar se këngëtares i është ripërsëritur ftesa me insistim disa herë për të qenmë pjesë e formatit, por që ajo përfundimisht e a refuzuar.
Përndryshe, pjesë e Big Brother VIP janë disa emra të njohur si kantautorja Fifi, aktoret Arjola Demiri dhe Monika Lubonja, këngëtari Sabiani, balerini Ilir Shaqiri e disa të tjerë.

Baby Boo