A do ta mbështesë BDI pr/Ligjin për shtetësinë? Flet Bushi


Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi, nga radhët e BDI-së, i përgjigjet publikisht pyetjes së Koalicionit ASH-AAA për propozim Ligjin për shtetësinë.
Ai tha se propozim Ligjin për shtetësinë do ta përkrahë edhe BDI-ja, por edhe vetë ai si zv/ministër i MPB-së.

Bushi vlerëson se në propozim Ligjin për shtetësi ka elemente të cilët kontribuojnë në plotësimin e duhur të ligjit në fjalë dhe se mundësohet lehtësim për qytetarët tanë që të pajisen me nënshtetasi.
“Propozim ligjin për shtetësi të parashtruar nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do ta përkrahë edhe Bashkimi Demokratik për Integrim, nënkuptohet edhe unë si zëvendësministër i Punëve të Brendshme pasi që vlerësojë se në këtë propozim ligj ka elemente të cilat kontribuojnë në plotësimin e duhur të ligjit në fjalë, respektivisht mundësohet lehtësim për qytetarët tanë që të pajisen me nënshtetasi”, tha Nazim Bushi

Baby Boo