A do e zëvendësojë Ismail Bardhi Sulejman Rexhepin në BFI?


Ditëve të fundit, që prej paraqitjes në Kuvendin e Maqedonisë të deputetit Muhamed Zekiri i cili hodhi akuza konkrete mbi udhëheqësin e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepin, polemika dhe debate të mëdha janë hapur si në opinion edhe në rrethin e arenës politike.

Përkrahja që gjeti Deputeti Zekiri nga Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, nga i cili mori zotimin se ai personalisht do të angazhohet në zbardhjen dhe zbulimin e keqpërdorimeve brenda BFI-së, i dhanë karakter tjetër ngjarjes ku tashmë filloi të vendoset në pikëpyetje pozita e Sulejman Rexhepit në BFI, shtojmë këtu faktet që Muhamed Zekiri publikon dita ditës për keqpërdorime konkrete në këtë institucion.

Ajo që ka nisur të përfolet në opinion dhe më gjerë, nuk është vetëm komenti mbi akuzat dhe kundërakuzat që ndodhin në mes palëve apo individëve, por dita ditës gjerësisht po përflitet për zëvendësimin e Sulejman Rexhepit me një figurë tjetër.

Në rrjetet sociale po përfolet se Sulejman Rexhepi në BFI do të zëvendësohet nga Ismail Bardhi, një teolog jo pak i njohur për shqiptarët e Maqedonisë, por sa është e vërtetë një gjë e tillë?

Zyrtarisht nuk ka asnjë rreagim, qoftë nga Ismail Bardhi apo nga BFI-ja dhe Sulejman Rexhepi, por opinioni është në pritje të një reagimi i cili ose do shuajë zërat, ose do nisë një “luftë” të re për postin e të parit të BFI-së, “luftë” e cila nuk do u ngjajë atyre të mëparshmeve në kushtet ku Reisi aktual dita ditës po përballet me telashe të reja./InfoShqip.com

Baby Boo