A bën që mos ta lejoj mysafirin të pijë cigare në shtëpine time?


Pyetje: Selam alejkum Hoxhe i nderuar. Kemi ketu nje kojshike ne moshe te vjeter dhe pin shume duhan, mirpo as nuk ka fal namaz as nuk agjeron, mban hajmali ndersa thote e besoj Zotin sikur njerezit si shprehen, besoj e keni ne konsiderate poziten e kesaj dhe se di a kam vepru mire qe i kam thene gruas me i thene nuses te kesaj plakes mos te pin duhan kur vjen te na, dhe gruaja u mundu me ia spjegu qeshtjen e hajmalise e i fole per fe, mirepo kurgja deri tash. Cka mendoni ju me ia ndalu dikujt me pi duhan ne shtepi tende? Dhe deshta te ceku se ishte hidhruar dhe kishte thene nuk shkoj ma.. Selam alejkum

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Vëlla i dashur, plaka e përmendur në pyetje nuk ka kurfarë shenje të Islamit dhe ajo nuk llogaritet muslimane edhe nëse thotë e besoj Zotin.

Ndërsa sa i përket ndalimit të duhanit në shtëpi, jo që lejohet por edhe kërkohet që secili musliman ta pastrojë shtëpinë e tij prej mëkateve dhe mos të lejojë të veprohen ato në shtëpinë e tij.

Kështuqë nuk lejohet muslimani t’i shërbejë mysafirit duke i ofruar duhan, apo shpuzore (tabëll të duhanit), ngase me këtë i ndihmon atij në mëkat ndaj Allahut. Thotë Allahu (azzevexhel): “Ndihmohuni në punë të mira dhe devotshmëri, dhe mos u ndihmoni në mëkate dhe armiqësi”. (Maideh – 2)

Në lidhje me këtë, lexo dhe: Pirja e duhanit a është mekruh apo haram?

Allahu e di më së miri.

Baby Boo