Ndryshime në Ligjin për marrëdhënie pune, punëdhënësit nuk do të janë shumë të kënaqur


Ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune janë në procedurë parlamentare, ndërsa me to sillen më shumë risi që direkt kanë të bëjnë me marrëveshjen për punësim, pushimin vjetor të punëtorëve, pagesën e punës shtesë, punës së përkohshme provuese, etj, transmeton Almakos.

Me ndryshimet ligjore do të zgjerohet ndalesa e diskriminimit të punësuarve në kohë të pacaktuar dhe jo vetëm për kushtet e punësimit, por edhe për të gjitha të drejtat dhe obligimet që dalin nga marrëdhënia e punës.

Ulet kohëzgjatja e paraqitjes në konkursin publik nga 5 ditë në 3 ditë pune.

Neni 4 parasheh përmbajtje obligative e marrëveshjes së punës, ku punëtorët me nënshkrimin e marrëveshjes saktë do t`i dinë të drejtat dhe obligimet e tyre.

Ulet periudha e punës provuese nga 6 në 4 muaj.

Pushim të njëjtë vjetor do të kanë punëtorët që punojnë gjashtë ditë në javë me punëtorët që punojnë pesë ditë në javë./Almakos

Baby Boo