LSDM-ja dorëzon në Prokurori dëshmi kundër Mickovskit


LSDM ka dorëzuar në Prokurorinë për Krim të Organizuar dëshmi me të cilat ka dyshime, se kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, ka keqpërdorur detyrën e tij si drejtor i ELEM-it.

Përmes këtij skandali që e zbuluam vetëm me këto dy marrëveshje që u dorëzuan tek ne, në praktikë dëshmohet si Hristijan Mickovski ka lëshuar rreth 170 mijë euro deri tek bashkëpunëtori i tij Panço Toshkovski, i cili është pjesë e udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së. Tani është e qartë arsyeja pse aq zëshëm edhe Mickovski edhe Toshkovski kundërshtonin dhe në çdo mënyrë u përpoqën ta bllokojnë ligjin për Prokurorinë publike – deklaroi Kostadin Kostadinov, LSDM.

VMRO-ja këto akuza i cilëson si të pavërteta. Zëdhënësi Naum Stoillkovski deklaroi se nëse kishte pasur parregullsi gjatë menaxhimit të ELEMIT nga Hristijan Mickovski, LSDM ka pasur mundësi për tre vite që ti zbulojë.

Është rast ku vetëm bëhet përpjekje që të zbulohen skandale, të bëhet një defokus në opinion për atë që do të thotë krim dhe korrupsion i pushtetit të LSDM-së së Zoran Zaevit dhe oktapodit në pushtet – tha Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE.

Ka reaguar edhe avokati Pançe Troshkovski, të cilin e përmendën nga LSDM-ja. Ai ka thënë se marrëveshjet për pagesë me ELEM janë të ligjshme. Ndërsa ka theksuar se avokat i ELEMIT ka qenë edhe gjatë periudhës kur Zoran Zaevi ka qenë kryeministër.

Në letrat të cilat i tregon Kostadinovi me siguri i mungojnë pagesat e vitit 2018 dhe 2019 të bëra derisa Zoran Zaev ishte kryeministër, ndërsa drejtori i kompanisë është kuadër i tyre, për shkak se unë vazhdova të jem avokat i të njëjtës kompanie edhe pas ndryshimit të pushtetit – u shpreh Pançe Toshkoski, Avokat.

Avokati Tashkovski madje ka paralajmëruar zëdhënësin e LSDM-së Kostadinov se do të përballet me akuza gjyqësore për shpifje.

Baby Boo