Njëzet e pesë emigrant kapen në Strumicë


Njëzet e pesë emigrantë nga Pakistani u kapën në afërsi të fshatit Kosturino të Strumicës në mëngjes, pasi në orët e mbrëmjes në polici u raportua se disa përsona po ngarkonin dy automjete e tyre me emigrant.

Siç njofton Ministria e Brendshme, oficerët e policisë shkuan në këtë vend dhe gjetën automjetin  “Ford Galaxy” , i cili ishte i zbrazët dhe nuk kishte çelësa. Në afërsi të automjetit u zbuluan emigrantët, transmeton Pa Censurë.

Menjëherë pas kësaj, pranë vendit, policët ndaluan automjetin e dytë “BMW” e cila gjithashtu ishte denoncuar në polici.
Automjeti ishte drejtuar nga AA. (32) dhe pasagjeri ishte SH.E. (25), të dy nga fshati Kalauzlija nga Radovish.

Po merren masa për të zbardhur rastin/Pa Censurë

Baby Boo