Fotografi e rrallë e Hamëz Jasharit: Shihet i armatosur dhe me plis në kokë


Një fotografi e rrallë e Hamëz Jasharit është publikuar në rrjetet sociale, ku ai shihet me armë në brez e në duar.

Hamëz Jashari u lind më 1950 në Prekaz të Poshtëm dhe ishte djali i dytë i Shaban Jasharit.

Ai kishte një dashuri të veçantë për artin. Shkruante dhe vizatonte bukur. I pëlqente shumë edhe teatri, gjithashtu iu binte disa veglave muzikore dhe këndonte bukur.
Hamëza së bashku më vëllain e tij , Ademin kanë marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore-ushtarake serbe. Forcat policore jugosllave dhe Ushtria Jugosllave e sulmuan shtëpinë e tij në mars të vitit 1998, ku Jashari heroikisht ra së bashku me pesëdhjetë e gjashtë anëtarët e familjes së tij.

Ndërkaq një fotografi e vjetër e tij është publikuar në Facebook, ku besohet se është realizuar para fillimit të luftës.

Aty Hamëza shihet i veshur në këmishë e pantallona dhe në brez e duar ka armë, derisa në kokë e mban simbolin e shqiptarëve, plisin.

Baby Boo