Grubi: Nuk kemi probleme me LSDM-në, kemi marrëveshje


Artan Grubi, deputeti i BDI-së tha se partia e tij, ka qenë faktorë kryesore që jemi këtu ku jemi. Sipas tij, BDI-ja është shkaktare që ne jemi afër anëtarësimit në NATO. Pohoi se nuk ka asnjë mos marrveshje me LSDM-në.

Ai tha se BDI-ja nuk e kushtëzon ligjin për PP dhe ftoi që i njëjti të vendoset në rend dite dhe do të votohet nga BDI-ja. Ai tha se nëse ligji vendoset në rend dite edhe Ali Ahmeti do të vijë nga Kërçova për të votuar.

Ai tha se që të mos ketë vonesa të votojmë sot edhe për shkarkimin e ministres dhe në fund të votojmë për shpërbërjen e Kuvendit. Grubi pohoi se data e fundit për shpërbërje është 16 shkurti.

Baby Boo