Të tjera detaje bëhen me dije për plagosjen e Rexhep Terziut në zonën e plazhit në Durrës këtë mbrëmje. Burime zyrtare nga policia, raportojnë se një person ende i paidentifikuar, është futur për të grabitur në banesën e 42-vjeçarit.
Në momentin që autori është diktuar nga i zoti i shtëpisë, ka qëlluar në drejtim të këtij të fundit duke e plagosur në këmbë. Rexhep Terziu mësohet se është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Durrësit.
Mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit. Janë ngritur pika kontrolli dhe me lëvizje për të kontrolluar dhe identifikuar personat e dyshuar.