Kush është aktivisti i VV-së që sot e befasoi Albin Kurtin


Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Naim Ramizi, sot ia ka dhuruar një bluzë kryeministrit Kurti, në përvjetor të protestës së 10 shkurtit të vitit 2007.

Ai është deklaruar para medieve duke dhënë detaje rreth bluzës, ndërsa ka treguar prej kur e ka ruajtur.

“Është një maicë të cilën e kam pasur të veshur 13 vjet përpara në atë kohë si aktivist i VV të 10 shkurtit ku kam qenë i plagosur, maica është e shpuar me plumb gome në gjoks dhe është e gjakosur qysh ka qenë. E kam ruajtur qe 13 vjet dhe sot në mëngjes më shkoj mendja t’ia dhuroj kryeministër për t’i kujtuar rrugën nëpër të cilën ka ardhur deri në kryeministri, sakrificën që e kanë bërë qindra mijëra aktivistë qoftë të arrestuar apo të lënduar”, tha ai për EO.

“Bashkangjitur më maicë ja thashë dy fjalë të cilat Moni dhe Arbeni na kanë porositur që mos me tradhtua edhe mos me u shit, të njëjtat fjalë ia thashë Kurtit, mos tradhto edhe mos u shit”, tha ai.

Këto deklarata ish-aktivisti i VV-së i bëri gjatë homazheve te Pllaka Përkujtimore e Mon Balajt e Arben Xheladinit në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Lëvizje te postimet

Baby Boo